Komentet

Gravatar "Shkenca ėshtė rruga e vetme pėr tek e vėrteta dhe drita-thonė ateistėt. Ata tentojnė ta monopolizojnė shkencėn dhe ta konsiderojnė atė si argumentuese tė besimeve tė tyre. Problemi ėshtė se njė numėr i madh shkencėtarėsh nuk shohin ndonjė kundėrthėnie ndėrmjet besimit teistik dhe ligjeve shkencore."

Ateistėt thonė qė arsyeja ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė njohur natyrėn, dhe instrumenti mė i mirė i pėrdorur nga arsyeja ėshtė shkenca.

Monopolizimi ėshtė njė taktikė e mirėnjohur fetare e pėrdorur gjerėsisht nė rastin e moralit. Fetarėt thonė se morali vjen nga zoti (?!) i cili nė njė analizė tė librave "tė tij" del si qėnia mė e pamoralmshme e konceptuar.


Gravatar 1. Arsyeja dhe shkenca vėrtetojnė natyrėn Hyjnore tė Kur'anit dhe ekzistencėn e Zotit. Pėr kėtė perspektivė mund tė lexosh disa nga postimet kėtu.

2. Ėshtė irelavante pėr kėtė artikull mėnyra jote e analizimit tė shkrimeve, sepse artikulli bėn fjalė rreth tentimeve tė ateistėve pėr tė pėrdorur shkencėn pėr qėllime kuazi-shkencore.

Paqja qoftė me ty,


Gravatar Arsyeja nuk mund ta vėrtetojė ekzistencėn e zotit,

1) sepse fillimisht duhet absolutisht tė dihet se pėr ēfarė flitet, ndėrkohė qė nuk mund ti jepet asnjė cilėsi dalluese subjektit - zoti,

dhe

2) sepse pastaj besimi del i pavlerė dhe duhet tė hidhet nė kosh. Arsyeja dhe besimi nuk munden kurrsesi tė qėndrojnė nė tė njėjtin territor.


Gravatar Aldrahn,

arsyeja eshte mjeti i cili perdoret per te analizuar dhe verifikuar per saktesine e pohimeve shkencore te Shpalljes Hyjnore, e cila me pastaj na jep udhezimin per vetite dhe cilesite e Zotit larg ēdo filozofimi bosh qe ne mund te benim.


Gravatar Po flet me dy tė panjohura.

a) zoti

b) hyjnorja


Mbi kėto dy tė panjohura ti ke vetėm njė njohuri qė mė e shumta (pra, ajo qė mendon ti) ėshtė e mjegullt, kurse nė realitet nuk ke asnjė lloj pėrfytyrimi, lėre pastaj tė kesh mundėsi tė arsyetosh mbi to


Gravatar Vuani nga Ad Hominem-i.


Gravatar Mė fal,

kėtė "sulmin ndaj teje", nė ē'pikė e vure re?


Gravatar Excellent blog!
Kindest


Gravatar Ketu eshte fjala per "arsyen" dhe "besimin", dy koncepte krejtesisht te ndryshme prej njera tjetres dhe te cilat fundamentalisht e kontradiktojne njera-tjetren. Secili qe mundohet te beje argument se keto te dyja mund te bashkejetojne refuzon te shoh ate qe eshte evidente. Problemi me besimin eshte se bazohet ne misticizem, ne diqka te panjour dhe subjektive per t'i dhene kuptim botes, diqka qe eshte ne kundershtim me arsyen e cila eshte objektive dhe niset nga e njohura per te zbuluar te panjohuren.

Ne "End of Faith", Sam Harris ka arritur -- deri dikund -- te artikuljoje mire rrezikun te cilin religjioni i'a parashtron njerezimit; siq thote ai ky rrezik nuk vjen nga fundamentalistet religjioz, por nga vet ata te cilet pretendojne te jen besimtare "tolerant" dhe vazhdojne te mohojne problemet bazike te cilat ngerthehen ne religjion.

Problemi me artikullin tuaj z. Luboteni eshte se ju e fusni ateizmin ne te njejtin kallep me religjion. Ateizmi nuk eshte religjion, ideologji apo besim ne diqka. Ateizmi eshte vetem nje qendrim i njerezve te cilet refuzojne te besojne ne iluzionet dhe te pavertetat te cilat njerezimi i ka shpikur shekuj me pare, ne nje kohe kur aftesia njerezore ka qene tejet e limituar per t'a pare boten nga nje perpektive tjeter.

Fundja, mendoj se deri sot njerezimi, bile edhe vet njerezit fetare kane arritur t'i pranojne te arriturat shkencore qe dalin nga mjekesia e fushat e tjera. Shumica e botes perendimore, se paku -- cofshin fetar apo jo-fetar -- me nuk besojne se njerezit me probleme psiqike jane te poseduar nga demonet ashtu siq na kishe mesuar religjioni me pare.

Madje, eshte e pabesueshme se perderisa jemi te edukuar dhe qendrojme para fakteve shkencore te cilat jane te pranuara aq gjere edhe nga vete besimtaret, ide kaq kontradiktuese vazhdojne te ekzitojne ne mendjen tone. Si mundemi ne diten e sotme te besojme se bota eshte krijuar para 6000 vjetesh!!!??? E ku mbeten reth 200 milion vite te tjera kur token e mbizoteruan dinosauret, eshtrat e te cileve sot i kemi para nesh si evidence e mashtrimit religjioz, apo zoti i vuri ato nen toke per te na konfuzuar neve sot dhe per te na e bere jeten me interesante.

Nese zoti eshte aq kreativ dhe i plotfuqishem, atehere pse nuk mundi te gjeje menyra me intelegjente per te na e bere jeten me interesante por permes vuajtjeve, varferise qe e ka kapluar boten, dhe urise?

Si njeri qe mbeshtetem ne arsye, kjo me shpien tek dy pergjegje: a) zoti ashtu siq e kuptojme ne ne baze te religjioneve kryesore dhe me te medha ne bote, ose nuk eshte i gjithfuqishem dhe i gjithedijeshme ashtu siq e kemi menduar, ose b)eshte i armik i njeriut dhe ka natyre monstruoze e sadiste qe kenqet ne vuajtjet e krijesave te tij. Nese eshte ne pyetje e para, athere ai nuk e meriton besimin tim te pakontestueshem ne te me vet faktin qe eshte i limituar dhe nuk eshte i gjithefuqishem. Nese eshte e dyta atehere neve na mbetet ta luftojme ate e jo ta adhurojme.

Zoti nuk e ka k


Gravatar Jo cdo besim eshte i mire. Dhe, pa dyshim besimi i bazuar ne bindje te verber (ndaj kujtdo qofte) eshte nencmim ndaj arsyes njerezore. Krijimi i qiejve e i tokes eshte plot me argumente qe na drejtojne , me perdorimin e kapaciteteve tona intelektuale, te kuptojme se kjo jete ne asnje menyre nuk mund te jete produkt i rastesise, por eshte nje krijim me qellim te caktuar.

Cdo besim/ideologji/fe, duke perfshir ketu edhe ateizmin qe Harris predikon, mund te interpretohet ne menyra te ndryshme. Fushatat neo-ateiste nuk kane arritur deri me sot te shpjegojne kenaqshem ndikimin e ateizmit te diktatoret me te medhenj te shekullit 20-te, Hilteri, Lenini, Stalini, Mao e te tjeret...

Mund ta riformulojme definicionin tuaj rreth ateizmit edhe ne kete menyre: "Ateistet besojne se ateizmi eshte vetem nje qendrim i njerezve te cilet refuzojne te besojne ne iluzionet dhe te pavertetat te cilat njerezimi i ka shpikur shekuj me pare, ne nje kohe kur aftesia njerezore ka qene tejet e limituar per t'a pare boten nga nje perpektive tjeter." Pra, ateizmi eshte nje besim ne mosbesim.

Gjeneralizimi i te gjitha ideologjive/besimeve/filozofive qe kundershtohen nga ateizmi dhe identifikimi i tyre si "religjioni" eshte nje pasoje e procesit te shekullarizimit perendimor qe cdo gje qe ka te beje me religjionin e identifikon me Krishterimin. Kjo eshte nje perspektive e gabuar dhe e devijon debatin nga drejtimi i tij i duhur.

Nese ju pretendoni se mbeshteteni ne arsye dhe i konsideroni te gjithe ata qe nuk pajtohen me konkludimet tuaja si te paarsyeshem atehere dmth diagnoza juaj eshte thjesht "fundamentalizmi ateistik".

Spekulimet tuaja rreth Zotit bazohen ne rrathe vicioze kundertheniesh :

1. Zoti eshte i Gjithedijshem, gjykimi juaj se menyra e Tij e krijimit te gjerave nuk eshte inteligjente eshte i palogjikshem, sepse Ai di me shume dhe me mire se ju.

2. Zoti eshte i Gjithefuqishem dhe lufta jone eventuale ndaj Tij eshte cmenduri.


Gravatar Religjioni dhe Zoti jane dy krijimet me kreative te njerezimit gjate gjithe historise. Njekohesisht, eshte absolutisht a paimagjinueshme se si nje numer aq i vogel, gjysem-analfabet, por me imagjinate te zhvilluar para me shume se 2000 viteve ka arritur te krijoje Zotin si personazhin me te fuqishem ne histori te planetit. Te dy librat kryesore religjioze, Bibla dhe Kurani, jane perplot kunderthenie dhe ne konflikt te vazhdueshem me vetveten. Edhe pse, ne emer te religjionit dhe zotit jane kryer vepra te mira anembane botes, eshte rrenqethese se si nje figure mitike kaq e fuqishme qe ishte pjelle e imagjinates se endacakeve para 2 mileniumeve, vazhdon te jete inspirim i njerezimit ne shekullin e 21-te dhe nje prej burimeve kryesore per konflikte te pergjakshme, varferi, uri, dhe shkaterrim te miliona jeterave te pafajshme.




Name:

Email:

URL:

Comment:  ? Attach Image


 

Commenting by HaloScan